Telegrafi

Zëvendës-presidenti i një kompanie të pasur ruse, u gjet i vdekur në mënyrë misterioze poshtë ndërtesës që ndodhet përballë Kremlinit (Foto)

Dr. Bruno Coarle De Coeman, një prej liderëve më të shquar perëndimor që punon në Rusi, është gjetur i vdekur poshtë ndërtesës ku banonte, që ndodhet përballë Kremlinit.

Trupi i 59-vjeçarit, është gjetur poshtë godinës nëntë katëshe, që ndodhet në afërsi të Sheshit të Kuq në Moskë, transmeton Telegrafi.

Akademiku dhe biznesmeni, ishte zëvendës-presidenti i NLMK, kompanisë së pasur ruse që merret me metalurgji, që është në pronësi të Vladimir Lisin, mik shumë i afërt me presidentin Vladimir Putin.

Trupi i De Coeman

Një shok që po e shoqëronte De Coeman, ka thënë se ai shkoi lart deri në banesën e tij që të kthehej menjëherë, por pas pak minutash u gjet i vdekur.

Infermierët që arritën me shpejtësi, thanë se ai nuk ishte më gjallë, ndërsa nuk dhanë arsyet e vdekjes.

Miqtë dhe kolegët, kanë thënë se ai nuk dukej se kishte prirje për vetëvrasje. Në anën tjetër, zyrtarë të gjigantit metalurgjik NLMK, shprehën keqardhje dhe ngushëlluan familjen e të ndjerit.

Ende nuk dihen rrethanat e vdekjes misterioze, ndërsa po zhvillohet hetime të mëdha, për të zbuluar detajet.

Kompania për të cilën punonte prej më se një viti, raportohet të jetë ndër më të pasurat në Rusi, me pasuri prej rreth 188 miliardë dollarësh. /Telegrafi/