Telegrafi

Zëvendës-menaxheri i fushatës thotë se ekipi i fushatës “nuk ka asnjë skenar” ku Biden nuk është kandidati për President

Zëvendës-menaxheri i fushatës së presidentit Joe Biden, Quentin Fulks të enjten tha se ekipi i fushatës “nuk po funksionon përmes asnjë skenari” ku Biden nuk është kandidati presidencial.

“Zëvendës-presidenti është pjesë e garës Biden-Harris. Fushata jonë nuk po funksionon në asnjë skenar ku presidenti Biden nuk është në krye të listës. Ai është dhe do të jetë kandidati demokrat”, tha ai gjatë një konference për shtyp të DNC në Milwaukee, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

I pyetur nëse Biden është i hapur ndaj bisedave rreth largimit nga gara, Fulks u përgjigj: “Presidenti e ka thënë disa herë, ai po qëndron në këtë garë”.

Ndërsa i pyetur se si demokratët planifikojnë të kundërshtojnë frontin në dukje të unifikuar të republikanëve në RNC, Fulks tha: “Ne duhet të kundërshtojmë me unitet”.

“Dhe sa më shpejt të mos vazhdojmë të flasim për këtë dhe të flasim për atë që është në rrezik, dhe atë që kemi dëgjuar për tre netët e para të kësaj konvente dhe atë që do të dëgjojmë sonte nga Donald Trump, aq më mirë do të jetë”, tha ai.

Deklarata e tij vjen pas raportimeve se presioni ndaj Joe Bidenit nga demokratë të lartë, donatorë dhe miq të ngushtë do ta bindin atë të largohet nga gara.

Madje është pretenduar se vendimi mund të vijë shumë shpejt, gjegjësisht gjatë kësaj fundjave.

Ndërsa ai është sfidues publikisht, demokratët kryesorë thonë se privatisht, Joe Biden ka pranuar thirrjet për tu tërhequr pas rezultateve të dobëta në sondazhe.

Politikanët demokratë janë të shqetësuar se Donald Trumpi mund të korr një fitore dërrmuese, duke i humbur vendet e tyre në Kongresin amerikan. /Telegrafi/