Catherine Zeta-Jones ka thënë se nuk dëshiron më që të jetë modeste dhe se nuk do të kërkojë më falje për dukjen e saj, pasurinë dhe talentin.
“Mjaft më me modestinë. Vërtet më vjen të vjell nga kjo. ‘Më falni që jam e pasur, më falni që jam e martuar me një yll filmi, më falni që dukem bukur’. Nuk ka më. Mjaft”, ka thënë aktorja.
47-vjeçarja qe 18 vite është e martuar me legjendën hollivudiane, Michael Douglas, me të cilin ka dy fëmijë.
“Jam e lumtur që kam dy fëmijë të bukur dhe një burrë të shëndoshë dhe të lumtur”.
“Gjithçka po shkon mirë dhe nuk do të jem më modeste. Mjaft më me modestinë e rrejshme”, ka shtuar Zeta-Jones.
Catherine u njoftua me Douglas (i cili është 25 vjet më i moshuar se ajo) në vitin 1998 në Francë përmes Danny DeVitos.
Çifti u fejua më 31 dhjetor 1999, ndërsa u martuan në nëntor të vitit 2000 në New York. /Telegrafi/