Catherine Zeta-Jones e ka shpërndarë një fotografi nga koha kur ishte njohur me Michael Douglasin, me të cilin më pas u martua.
Takimi i çiftit të famshëm hollivudian kishte ndodhur para dy dekadash në Festivalin e Filmit Deauville.
Edhe pse aktori është 25 vjet më i moshuar se ajo, kjo nuk u pengoi që të dashuroheshin dhe ta fillonin lidhjen.
Në fotografinë e postuar, shihet Catherine teksa e shikon me shumë vëmendje Douglasin, i cili po flet.
“Takimi me burrin tim për herë të parë në Festivalin e Filmit Deauville. Nuk më kujtohet se për çfarë ishte duke folur”, ka shkruar Zeta-Jones në përshkrim.
Miku i përbashkët i Catherine dhe Michael, Danny DeVito, ishte njeroi që i njohu dy aktorët me njëri-tjetrin, të cilët dy vite më pas u martuan.
Ata kanë dy fëmijë bashkë, djalin 17-vjeçar Dylan dhe vajzën 15-vjeçare Carys.
Lidhja e tyre ishte në krizë në vitin 2013, kur edhe u ndanë përkohësisht, mirëpo pas një viti u ribashkuan dhe tash festojnë 18 vite martesë. /Telegrafi/