Site icon Telegrafi

“Zero yje”, ky është hoteli më i çuditshëm që keni parë (Video)

Një hotel i ri në Zvicër, i quajtur “zero yje” u bën të mundur vizitorëve, të flenë në një shtrat dopio, por jo brenda muresh. Bëhet fjalë për një “hotel” në qiell të hapur.

Vizitorët paguajnë 306 dollarë në natë, një pije, mëngjes dhe shërbim “në dhomë” që ofrohet nga një banor i zonës që shërben si maxhordom.

Ky është një projekt artistik që u krijon mundësi vizitorëve të shijojnë pamjet madhështore të maleve të Zvicrës, trasnemton voa.

Ideatorët dhe krijuesit janë vëllezërit binjakë Frank dhe Patrik Riklin dhe partneri i tyre Daniel Charbonnier.

Exit mobile version