Telegrafi

Zero Tolerancë….Zero Transparencë

Zogaj, tha sej Lëvizja FOL me këtë fushate i fton personat fizikë dhe juridikë që të raportojnë çdo parregullsi që hasin në projektet e infrastrukturës rrugore, e po ashtu edhe në projektin e ndërtimit të autostradës Morinë-Merdare.

“Fatkeqësisht institucionet e Republikës së Kosovës, e veçanërisht Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit ka shndërruar parimin e ZERO TOLERANCËS në parimin ZERO TRANSPARENCË”, tha Zogaj. Sipas tij, këtë fakt e dëshmon edhe refuzimi i kërkesës së Lëvizjes FOL drejtuar MTPT-së për qasje në kontratën e ndërtimit të autostradës Morinë-Merdare me arsyetimin se ky dokument është me interes publik madhor dhe është i ndjeshëm.

“Është përgjigje paradoksale sepse për të njëjtën çështje vet ministri i kësaj ministrie z. Limaj citoj është zotuar se do të jetë transparent gjatë gjithë procesit të ndërtimit të autostradës, por sipas tij, shumë detaje të kontratës Qeveri -“Bechtel-Enka” nuk mund të bëhen publike, pasi për këtë duhet marrë edhe konfirmimin e konsorciumit amerikano-turk”, tha Zogaj.

Projekti “Promovimi i transparencës dhe llogaridhënies mbi investimet publike në infrastrukturën rrugore” mbështetet nga USAID. /Telegrafi/