Site icon Telegrafi

Zërat për një marrëdhënie mes Anxhelës dhe Kastros, ata vendosin të flasin

Kastro Zizo dhe Anxhela Peristeri janë dy këngëtarë shumë të njohur të skenës shqiptare dhe dy nga konkurrentët e spektaklit Your Face Sounds Familiar. Kohët e fundit, përflitet se midis tyre ka filluar një histori dashurie sepse shihen gjithmonë pranë njëri-tjetrit.

I pyetur nga Class nëse ka një të vërtetë në informacionin e përhapur, Kastro tregon se nuk ka asnjë lidhje përtej miqësisë mes tij dhe Anxhelës. “Nuk ka asnjë lidhje. Jemi shokë të vjetër,” thotë ai.

Ndërsa Anxhela Peristeri i është përgjigjur me humor lajmit duke shkruajtur në rrjetin e saj Instagram: “Hajt për hajër, më mirë vonë se kurrë”.

Performanca e tyre e shkëlqyer këtë javë te Your Face Sounds Familiar i ka surprizuar të gjithë, Kastro si këngëtari bullgar Azis dhe Anxhela e cila performoi këngën e Christina Aguliera-s.

Exit mobile version