Futbolli është pezulluar tash e disa ditë shkaku i coronavirusit, por mediat vazhdojnë me lajme për largimet dhe ardhjet e mundshme.
Nga Spanja vjen lajmi i bujshëm se Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madridi.
Më shumë sesa me rezultatet arsyeja e një divorci të mundshëm ka të bëjë me faktin se francezi ka prishur marrëdhëniet me presidentin Florentino Perez.
Kjo pasi të dy kanë pasur probleme lidhur me afati kalimtar veror dhe gjasat janë që Zidane të largohet nga Los Blancos në fund të këtij sezoni.
Ai mund të provojë një eksperiencë të re te Juventusi ose Manchester United, dy klubet që kanë vite që tentojnë të ulin në stolin e skuadrave të tyre. /Telegrafi/