Gjatë paradites u raportua se njëri krah i Lëvizjes Besa dhe PDSH-ja do të hynë në Qeverinë Zaev, duke zgjeruar kështu koalicionin qeveritar.
Gjithashtu, u raportua se Zeqirja Ibraimi dhe Bardhyl Dauti, nga këto dy parti, do të jenë bartës funksionesh ministrore.
Telegrafi Maqedoni kontaktoi Zeqirja Ibraimin për të konfirmuar këtë.
Përmes një SMS porosie, Ibraimi mohoi se do të jetë ministër.
“Jo, nuk do të jem ministër”, u shpreh Ibraimi.
Ndërsa Bardhyl Dauti nuk konfirmoi asgjë. Ai kërkoi që të kontaktojmë Luan Tresin e PDSH-së, i cili ishte i pakapshëm për të dhënë një përgjigje./Telegrafi/