Kandidati për Komunën e Çairit nga radhët e Lëvizjes Besa, Zeqirja Ibrahimi, ka nënshkruar sot dorëheqjen e tij nga pozita e deputetit në Kuvend.
Këtë e bën të ditur vetë Ibrahimi përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se nga e hëna e pret detyrë e re.
“Ashtu siç kisha premtuar, sot e deponova dorëheqjen time nga detyra e deputetit në Kuvend.
Nga e hëna na pret detyra e re në Komunën e Çairit. Na priftë e mbara!”, shkruan Ibrahimi.
Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen të dielën, Ibrahimi kundërkandidat ka Visar Ganiun nga radhët e BDI-së./Telegrafi/