Kandidati i Lëvizjes BESA për komunën e Çairit, Zeqirija Ibrahimi në një konferencë për media tha se dëshiron të ja uroj fitoren kandidatit të LSDM-së në komunën e Çairit.
“Fitore e vjedhur por ata e quajnë fitore, dhe nëse ata e pranojnë si të tillë, ne ua urojmë. Me këtë rast dua t’i falënderoj të gjitha ata qytetarët që morën guxim dhe përkundër shumë presioneve e zhvatjeve sot dolën të votojnë. Së dyti më vjen keq për ata qytetar që sot u burgosën me burg shtëpiak nga vagabondët e partive në pushtet dhe nga zyrtar të policës dhe nuk i lejuan qytetarët të dalin dhe të votojnë. Për neve këto zgjedhje në Çair, e shpërfaqën në mënyrën më të saktë fytyrën e këtij pushteti, i cili në emër të konceptit qytetar i afirmon injorantët dhe kriminelët, ndërsa me të dyja këmbët shkel me të drejtën për të zgjedhur dhe për të qenë i zgjedhur. Ne e dinim mirëfilli se anulimi i këtij votimi bëhet vetëm për ti legjitimuar zgjedhjet e manipuluar, kur nuk u pranuar të hapen kutitë dhe të shihen si u bë 1000 votime të pavlefshme ishte e qartë se çfarë votimi do të kemi sot”, ka deklaruar Zeqirija Ibrahimi.
Ai tha se ata do ta vahdojnë betejën deri në rrezimin e këtij regjimi.“Beteja jonë për drejtësi, demokraci dhe mirëqenie do të vazhdoj”, tha Ibrahimi./Telegrafi/