Site icon Telegrafi

Zeqiri: Qeveria përfiton nga migrimi, zvogëlon shfrytëzuesit e ndihmave sociale

Ish-deputeti në Kuvendin e Maqedonisë Izet Zeqiri, përmes një postimi në Facebook thekson se qeveria ka përfitime nga ikja e qytetarëve nga vendi. Ai thotë se me migrimin e qytetarëve, ulet numri i shfrytëzuesve të ndihmave sociale.

“Lëvizjet migruese gjegjësisht shtegtimet ekonomike kurbetçare të shqiptarëve të Maqedonisë kanë qen dhe janë të shumta, jo pse rajonet ku jetojnë shqiptarët janë regjione pasive ekonomike, por si rezultat i papunësisë dhe krizës ekzistenciale. Nëse i analizojmë shkaktarët e këtyre shtegtimeve (migracioneve), mundë të konstatojmë se lëvizjet e këtilla në kohën e fundit bëhen nga ndikimi i rrethanave ekonomike”, ka shkruar Zeqiri.

Sipas tij, shtegtimet ekonomike kanë përfshirë pjesën e popullsisë së rritur dhe të aftë për punë të cilët në fillin i ka karakterizuar migrimi sezonal ose i përkohshëm (vetëm për një vit) në vendet e Evropës Perëndimore, kurse sot ai ka karakter tradicional dhe i trashëguar brez pas brezi.

“Papunësia sot paraqet një problem jo vetëm ekonomik por problem sociologjik dhe politik, krahas këtij dimensioni papunësia në thelb është fenomen ekonomik, zgjedhje e së cilës nuk duhet të kërkohet vetëm në sferën sociale dhe politike por në ekonomin e tregut dhe iniciativën e lirë duke krijuar kushte që secili të jeton nga puna e vet”.

“Se qytetarët migrojnë për shkaqe ekonomike tregon edhe statistika e shfrytëzuesve të ndihmave sociale. Po të analizohen shfrytëzuesit e ndihmave sociale do të shohim se rajoni Pollogut dhe rajoni verilindor janë shfrytëzues më të madhej të ndihmave sociale, si rezultat i papunësisë dhe krizës ekonomike. Rajoni i Pollogut në vitin 2005 ndihma sociale kanë shfrytëzuar 43,504 persona, kurse tash shfrytëzojnë 23.703 persona ose 7.64% e popullsisë që është përqindja më lartë nga të gjitha rajonet në Maqedoni duke përfshirë edhe rajonin verilindor pjesën e Kumanovës me 9.26%. Ky zvogëlim i shfrytëzuesve të ndihmave në krahasim me vitin 2005 është, jo si rezultat i punësimit, por si rezultat i migrimit dhe masave administrative që përjashtonin shfrytëzuesit e ndihmave nga kjo masë”, ka shkruar Zeqiri./Telegrafi/

Exit mobile version