Madje, në kampionatin botëror ku pjesëmarrës ishte edhe Zeqiri, shumë agjent ishin për të përcjellë aftësitë e gjilanasit. Liridon Zeqiri bëri të ditur për Arena se klubi i boksit nga Hamburgu i Gjermanisë, SV Lurup, tash e disa vjet është duke shprehur interesim për Zeqirin.
“Tash e disa vjet jam në bisedime me këtë skuadër. Më kanë telefonuar gjatë tërë kohës, por kam dashur të rri në Kosovë duke menduar që do të bëhet diçka më mirë. Por, pas gjithë kësaj pritjeje tashmë jam bindur se duhet të vazhdoj të mendoj për të ardhmen time”, u shpreh Zeqiri. /Tribuna/Telegrafi/