Site icon Telegrafi

Zeqiri ndan mirënjohje dhe dhurata për punën e Policisë së Kosovës

Ndarja e mirënjohjeve dhe dhuratave

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka ndarë mirënjohje dhe dhurata për punën e Policisë së Kosovës.

Zeqiri i ka ndarë mirënjohje zv,drejtorit të Policisë së Kosovës, Veton Elshani dhe komandantit të stacionit policor në Zubin Potok, Xhavit Abdylaj.

Këto mirënjohje dhe dhurata i ka ndarë për të falënderuar policinë për angazhimin e tyre lidhur me sigurinë në atë zonë, shkruan Telegrafi.

Zeqiri ka vizituar po ashtu edhe njësinë e zjarrëfikësve në Komunën e Zubin Potokut. /Telegrafi/

Ndarja e mirënjohjeve dhe dhuratave

Exit mobile version