Site icon Telegrafi

Zeqiri: Mos gënjeni, KB Drita nuk është shuar

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport i Komunës së Gjilanit, Kushtrim Zeqiri ka thënë se Klubi i Basketbollit Drita nuk është shuar.

Gjatë ditës së djeshme, kapiteni i KB Drita, Qëndrim Demi befasoi të gjithë me një status në rrjetet sociale ku konfirmoi se ekipi ka shuar aktivitetin pas problemeve financiare.

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe Komuna e Gjilanit ka mohuar një gjë të tillë me anë të drejtorit për Sport, Kushtrim Zeqiri, me anë të një komunikate për media.

“Ata që historikisht kanë keqmenaxhuar fondet publike dhe kanë lënë pas dore sportin, si dhe ata që njihen për trajtimin e dyshimtë të buxhetit publik, kanë përhapur edhe një herë pretendime të pabaza”, ka thënë fillimisht Zeqiri.

Drejtori i Sportit, me tej tregoi se: le të shohim mbështetjen e ofruar për K.B. Drita që nga fillimi i mandatit tonë: më 2022 – 5,600 euro, 2023 – 10,000 euro dhe sivjet (2024) – 8,000 euro.

Sipas tij janë 23.600 euro gjithsej për 3 vjet.

“Nën qeverisjen tonë, Klubi i Basketbollit Drita, ka marrë mbështetje financiare rekord. Kryetari i komunës gjithashtu ka siguruar sponsorizim për klubin. Pjesëmarrja në gara është një çështje procedurale dhe rregullohet nga rregulloret e brendshme të Federatës së Basketbollit dhe MKRS-së”.

Drejtori i Sportit, theksoi se: së fundmi, për ata që pengojnë çdo projekt dhe çdo hap përpara të qytetit tonë: Mos gënjeni. /Telegrafi/

Exit mobile version