Ish gazetari Muhamed Zeqiri, tashmë edhe zyrtarisht është bërë e ditur se është futur në politikë, gjegjësisht anëtar i Këshillit Qendror dhe Këshillit ekzekutiv të LSDM-së, këtë gjë e konfirmon edhe vet Zeqiri në profilin e tij zyrtar në Facebook, transmeton Telegrafi Maqedoni.
‘Është koha që secili nga ne të merr përgjegjësi dhe të kontribuoj për të luftuar të keqen. Secili në menyrën në të cilën mendon se mund ta bëjë këtë. Do të vazhdoj të jem zëri juaj të nderuar, ashtu siç isha edhe gjatë gjithë karrierës sime si gazetar’, thotë ndër të tjera Muhamed Zeqiri, tashmë funksionar në LSDM.
Ai poashtu shtoi se, qytetarët e Maqedonisë padallim përkatësie etnike, meritojnë te frymojnë lirshëm, meritojnë ndryshimin.
Telegrafi Maqedoni kujton opinionin se pak ditë më parë Zeqiri braktisi televizonin Shenja dhe i tha lamtumirë profesionit të gazetarisë. /Telegrafi/