Telegrafi

Zeqiri kritikon Lëvizjen Besa (Foto)

Në lidhje me konferencën e djeshme të Lëvizjes Besa se, janë ndërmarrë aktivitete në lidhje me rikthimin e votuesve të fshirë padrejtësisht, ku edhe janë konstatuar shumë probleme evidente, ka pasur reagime të ndryshme, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga këto konstatime, nga kjo Lëvizje, është arritur se, emrat në këtë listë nuk janë fiktiv por realë, shumica e tyre janë shqiptarë, shumica e tyre janë me orientim opozitar, por si duket kjo gjë nuk i ka bërë përshtypje edhe gazetarit të Tv Shenjës, Muhamed Zeqirit.

Ai në profilin e tij në Facebook, i kujton Lëvizjes se edhe shumica që janë në Listën zgjedhore janë me orientim opozitar dhe jo vetëm votues nga Lëvizja Besa, por edhe votues nga partitë tjera opozitare. /Telegrafi/