Ish kryeredaktori i Alsat-M dhe gazetar i Televizioni Shenja Muhamed Zeqiri ka folur edhe një herë për mosmarrëveshjet e tij me pronarin e televizionit Alsat-M duket thënë se është larguar nga ky televizion vetëm sepse pronari kishte vendosur të mbështetet një parti politike, njofton Telegrafi Maqedoni.
”Unë kam parimet e mia në jetë, kam parimet e mia në profesionin që ushtroj dhe nuk kam lejuar të bi preh e presioneve nga jashtë. Në rrethana të rrëmujshe në të cilën gjendet Maqedonia unë nuk pranova atë që kishte vendosur pronari i televizionit pasi ai është pronar, është e drejtë e tij dhe ai kishte vendosur të përkrahet një subjekt politik, gjë për të cilën unë nuk pajtohesha dhe u ndanë rrugët tona.” tha Zeqiri në emisionin ”E diela me ne” në Tv Koha./Telegrafi/
https://youtu.be/Y1qB_FcJmTk?t=12m46s