Telegrafi

Zeqiri: 10 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi në Spitalin e Ferizajt

Drejtori i Spitalit të Ferizajt, Jeton Zeqiri thotë se gjendja në këtë komunë është serioze sa i përket përballimit të pandemisë së COVID-19.

Zeqiri për RTV Dukagjinin thotë se duhet një përkushtim i mirëfilltë për tejkalimin e situatës.

“Kemi të shtrirë 15 pacientë të dyshuar. Gjashtë prej tyre janë të konfirmuar ndërsa nëntë tjerët janë në pritje të konfirmimit. Dhjetë nga këta të shtrirët kanë nevojë për oksigjenoterapi”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Drejtori i Spitalit të Ferizajt thotë se momentalisht kane mbetur gjashtë vende të lira por kanë liruar edhe gjashtë dhoma për shërbime të pacientëve të mundshëm me coronavirus.

Zeqiri thotë se kanë bashkëpunim të mirë me institucionet tjera shëndetësore dhe se momentalisht kanë pajisje të mjaftueshme për trajtimin e rasteve të coronavirusit./Telegrafi/