Ai që ua mundësoi këtyre lojtarëve pjesëmarrjen në këtë tubim është menaxheri kosovar, Amir Prepolli. Në Antalia të Turqisë, Real Madridi nga 10 deri më 17 gusht do t’i testojë lojtarët më të mirë të Turqisë (10-14 vjeçarë).
“Kam diskutuar me organizatorët dhe jemi akorduar që në listë t’i fusim edhe Olt Zeqirajn e Leon Sekiraqën që stërviten në Prishtinë, te Shkolla e Futbollit ‘ACD Dardania’”, njoftoi Prepolli për gazetën Tribuna. /Telegrafi/