Telegrafi

Zeqir Ramçilloviq e braktis grupin e pavarur të deputetëve të OBRM-PDUKM-së

Deputeti Zeqir Ramçillviq ka vendosur ta lëshojë grupin e pavarur të deputetëve të OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”.

Ai më 1 nëntor, përmes një njoftimi me shkrim, e ka informuar kryetarin e Kuvendit se në të ardhmen do të veprojë si deputet i pavarur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për momentin nuk dihen arsyet e vendimit të tillë të Ramçilloviqit, i cili ka qenë pjesë e grupit të tetë deputetëve të pavarur të OBRM-PDUKM-së, së bashku me Elizabeta Kançeska-Milevska, Vlladanga Aviroviq, Emilija Aleksandrova, Nola Ismajloska Starova, Krsto Mukoski, Sasho Vasilevski dhe Ljuben Arnaudov, të cilët votuan “pro” ndryshimit të emrit të shtetit./Telegrafi/

Foto: TV24