Zenunaj nuk ka treguar aspak respekt për rivalin, të cilin e palosi për vetëm 2:25 minuta, duke triumfuar kështu me nokaut në raundin e parë.
“Jam shumë i gëzuar. Askush nuk besonte se do t’ia dal të fitoj, por unë i demantova të gjithë dhe ia dola të fitoj titullin IBO International”, tha Zenunaj, për Kosovaboxing.
Zenunaj e nisi furishëm meçin dhe pas një serie të goditjeve e rrëzoi kundërshtarin e tij Zamkochyan për herë të parë. Ai u ngrit prapë, mirëpo Zenunaj vazhdoi me një sulm të furishëm dhe e rrëzoi për herë të dytë kundërshtarin, para se arbitri të ndërpriste meçin.
Për Zenunajn kjo ishte fitorja e tetë, ndërkohë për Zamkochyan ishte humbja e gjashtë, karshi 26 fitoreve (15 KO) dhe një barazimi. /Telegrafi/