Site icon Telegrafi

Zënkë në varrimin e babait në Turqi, gjashtë të plagosur

Gjashtë të plagosur janë dërguar në spital, ndërsa 10 të tjerë janë arrestuar pas një sherri mes vëllezërve në varrimin e babait të tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të mërkurën në Adiyaman të Turqisë, ku fillimisht në zënkë u përfshinë djemtë e të ndjerit Mehmet Ozer, e më pas edhe nipat e të afërm të tjerë.

Përveç grushteve e shqelmave, në zënkë u përdorën edhe thikat, ndërsa rregulli e qetësia u vendosën vetëm pas ndërhyrjes së policisë.

“Hurriyet” raporton se 86-vjeçari Mehmet Ozer kishte pasur një zënkë me të birin e tij Jakupin para 3 muajsh.

Pas zënkës, ky i fundit kishte ndryshuar mbiemrin në gjykatë, dhe nga Ozer e kishte bërë Kaplan.

Pavarësisht mosmarrëveshjeve, ai ishte paraqitur në varrimin e të atit këtë të mërkurë, përcjell tvklan.al.

Por 4 vëllezërit e tjerë nuk e kanë mirëpritur vëllain dhe nipat që kishin ndryshuar mbiemrin duke nisur një zënkë që përfundoi me 6 plagosur.

I ndjeri u varros vetëm pasi forcat e policisë vendosën qetësinë duke i dhënë fund zënkës.

Exit mobile version