Site icon Telegrafi

Zënkë në rrjetet sociale ndërmjet Jim Carreyt dhe mbesës së Mussolinit

Jim Carrey, Alessandra Mussolini (Fotomontazh: Getty Images/Guliver)

Mbesa e liderit fashist të Italisë, Benito Mussolinit, Alessandra Mussolini ka reaguar ndaj aktorit Jim Carrey për vizatimet e publikuara na rrjetet sociale.

Ylli hollivudian kishte publikuar në Twitter një skicë, në të cilën shihet Mussolini dhe e dashura e tij Claretta, me mesazhin: “Nëse pyesni ku çon fashizmi, thjesht pyesni Benito Mussolinin dhe dashnoren e tij, Claretta”.

https://twitter.com/JimCarrey/status/1112036866381930496

Mediat amerikane kanë vlerësuar se komentet e Carreyt iu drejtuan presidentit të SHBA-sve, Donald Trump, por mbesa e Mussolinit iu përgjigj me fyerje: “Ti je një bastard”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jim Carrey

Ajo gjithashtu tha se presidenti Trump nuk duhet të shqetësohet për të gjorin Jim Carrey, pasi vizatimet e tij janë “letra të ndyra” – ndërsa komentet e saj janë kritikuar nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Ndryshe, Alessandra Mussolini është një mbështetëse shumë e fortë e karakterit dhe veprës së gjyshit të saj.

Alessandra Mussolini (Foto: Getty Images/Guliver)
Exit mobile version