Telegrafi

Zënkë në një lokal në Prizren, përdoren edhe armët

Foto: Ilustrim

Pas një zënke në një lokal në të cilin janë përfshirë katër të dyshuar, tre meshkuj dhe një femër, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri, ku si pasojë e të shtënave lëndime trupore kanë pësuar dy të dyshuar, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Jusuf Gërvalla’ në Prizren pasditen e së hënës.

Policia njofton se te tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy fishekë.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje.