Telegrafi

Zënkë në mes Ronaldo dhe Higuain

Marca shkruan se Ronaldo dukshëm është ankuar ndaj Higuain për shkak se nuk e kishte pasuar topin te ai kur portugezi kishte qenë në pozitë për të shënuar gol, në barazimin 1-1 ndaj Lyoniit.

Ronaldo është ndarë shumë i shqetësuar me lojën e Higuain, duke thënë se bashkëlojtarët po merakosen se argjentinasi është i obsesinuar për të përfunduar sezonin si shënuesi më i mirë në Spanjë.

Megjithatë Ronaldo ka mohuar se ka pasur zënka në mes tyre. “Unë nuk kam probleme me asnjë dhe mirë po përshtatem me të gjithë lojtarët”, ka thënë Ronaldo për AS.

Guti po ashtu tha pas ndeshjes se disa lojtarë zhvillojnë lojë individuale në vend se të luajë si ekip./Telegrafi/