Diskutimi në kuvendin e Maqedonisë për interpelancë ndaj kryetares së Komisionit për arsim, Ollga Najdenoska, u shndërrua në përplasje ndërpartiake të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Temë e kësaj zënke u bë gjendja në arsimin e lartë në vend, korrupsioni dhe ryshfeti, aksioni policor në fakultetin ekonomik. LSDM-ja akuzoi pozitën për sjellje të ligjeve me dhunë dhe duke shkelur Rregulloren dhe Kushtetutën, për t’u kundërshtaur nga Ilija Dimovski, i cili tha se opozita është kundër konkurencës në arsimin e lartë.
Najdenoska i hodhi poshtë të gjitha akuzat për realizim të skenareve të OBRM-PDUKM-së, për nxitje të përplasjes fizike, improvizim në punë, moslejim të vërejtjeve procedurale, e as diskutim për amandamentet e ngritura për themelimin e një universiteti të ri për mbrojtje./Telegrafi/