Telegrafi

Zënkat, përleshja me kolegen, akuzat për drogë dhe dhunë, ai akoma e do – por është i gatshëm t’ia kthejë në të njëjtën mënyrë! (Foto)

Brad Pitt është shprehur i gatshëm të ndjekë terapi për të shpëtuar martesën me Angelina Jolie duke u thënë miqve: “Ajo është e çmendur, por unë akoma e dua”.

Terapia e çifteve është pjesë e periudhës para zyrtarizimit të divorcit që gjykata ua jep mundësinë çifteve që të pajtohen.

Aktorja e famshme ka kërkuar shkurorëzim nga 52-vjeçari, ndërsa në luftën për kujdestarinë e fëmijëve, 41-vjeçarja e ka përshkruar aktorin si “baba të keq”.

Jolie po e paraqet Pittin si “baba të keq”.

Ajo ka thënë se Pitt merr drogë, pi alkool dhe ka pasur sjellje agresive gjatë zënkave në çift. Madje janë publikuar edhe disa fotografi nga një zënkë e tyre në publik në vitin e kaluar.

Kjo ka bërë që hamshori hollivudian të angazhojë avokatët më të mirë për të kundërshtuar pohimet e gruas së tij.

Konfrontimet kanë ndodhur para fëmijëve dhe në rrugë.

Pitt është hidhëruar nga fakti që Angelina po përpiqet ta etiketojë si prind të rrezikshëm dhe dëshiron ta diskreditojë, njofton Telegrafi.

Aktori është i vendosur që të marrë kujdestarinë e fëmijëve dhe nuk do ta lë Jolien që të ketë proces të lehtë gjyqësor.

Lexo po ashtu Jeta në tepihun e kuq: Paraqitjet më mbresëlënëse të ‘Mbretit dhe Mbretëreshës së Hollywoodit’ (Foto)

Angelina u ka thënë të afërmve të saj se është ndarë nga Brad për sigurinë e fëmijëve. Madje FBI ka nisur edhe një hetim për këtë çështje.

Njëherësh, diva hollivudiane kishte pasur një konfrontim agresiv me aktoren franceze, Marion Cotillard, pasi kishte besuar se ka një aferë me Pitt.

Është raportuar për një aferë me bashkaktoren Marion Cotillard.

52-vjeçari do t’i shfrytëzojë të gjitha momentet e dobëta të gruas së tij për t’ia kthyer në të njëjtën mënyrë. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Reagon aktorja që dyshohet se është shkaktare e ndarjes mes Joliet dhe Pitt (Foto)