Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, e ka etiketuar si ‘të bukur’ zënkën ndërmjet Hugo Lloris dhe Heung-min Son në fitoren e të hënës kundër Evertonit.
Portieri francez u konfrontua në mënyrë agresive me anësorin jugkorean, saqë bashkëlojtarët Giovani Lo Celso dhe Harry Winks u detyruan të ndërhynin për të penguar eskalimin e situatës.
Megjithatë, dy futbollistët i zgjidhën problemet e tyre, ndërsa Spursat në fund fituan falë golit të Michael Keane.
Hugo Lloris & Son clashing with each other at half-time 😳 pic.twitter.com/jjVeKy36AR
— Football Daily (@footballdaily) July 6, 2020
Kur është pyetur në konferencën për shtyp lidhur me incidentin, Mourinho ka deklaruar: “Bukur”.
“Është ndoshta pasojë e takimeve tona. Nëse doni ta fajësoni dikë për këtë, jam unë. I kam kritikuar djemtë e mi, sepse – sipas mendimit tim – ata nuk janë mjaftueshëm kritikë ndaj njëri-tjetrit”.
“Ata duhet të jenë më kërkues. U kam thënë të kërkojnë më shumë nga të tjerët. U kam kërkuar që të bëjnë presion te kolegët dhe me shpirtin ekipor të japin maksimumin nga vetja”, ka thënë portugezi duke shtuar se Lloris kishte kërkuar më tepër nga Son. /Telegrafi/
https://twitter.com/BrookReports/status/1280233507097370624