Neymar raportohet se është gjithnjë e më afër largimit nga Paris Saint-Germain.
Lojtari më i shtrenjtë në botë nuk po pëlqehet më nga drejtuesit e klubit, pasi tashmë kanë një figurë tjetër kryesore, raporton L’Equipe.
Bëhet e ditur më tej se Neymar ka pasur një përplasje me Kylian Mbappen, pas marrëveshjes së re që ka nënshkrua ky i fundit.
23-vjeçari tashmë është figura kryesore në Parkun e Princave, dhe PSG thuhet se ka vendosur ta shesë brazilian në këtë verë.
Neymar që kur u transferuar nga Barcelona për 222 milionë euro, asnjëherë nuk ka arritur të përmbushë potencialin e tij dhe më shumë ka qëndruar i lënduar.
Nga kjo situatë, PSG nuk dëshiron ta paguajë më atë afro 600 mijë euro në javë, andaj janë të gatshëm ta shesin. /Telegrafi/