Në autobusin që po udhëtonte diku në Rusi, dy pasagjerë janë përfshirë në një zënkë të heshtur dhe pa fjalë, por me një kundërshtim të pazakontë.
Derisa udhëtarja e mbyllte xhamin e dritares, tjetri që ishte prapa e hapte sërish, veprim i cili zgjati për një kohë të gjatë, transmeton Telegrafi.
“Ata janë ende diku, duke vazhduar me hapjen dhe mbylljen e dritares” ka shkruar një komentues.
Nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të pazakontë, që nuk u shoqërua me ndonjë kundërvënie të dhunshme nga asnjëra palë. /Telegrafi/