Telegrafi

Zeniti i ofron Witselit kontratë të re

Zeniti ka bërë të ditur se është gati që t’i ofrojë vazhdim të kontratës mesfushorit belg Axel Witsel. 

Mesfushori ka dështuar që në ditën e fundit të afatit kalimtar ta mbyll marrëveshjen me Juventusin edhe pse ai kishte arritur marrëveshje personale.

“Të gjesh një zëvendësues në orët e fundit të afatit kalimtar ishte e pamundur”.

Kontrata e lojtarit skadon me 1 qershor 2017 dhe flitet se ka parakontratë me Juventusin.

“Klubi është i interesuar që t’i vazhdojë kontratën. Nëse ai vendos të mos largohet gjithçka është gati. Madje ne kemi bërë gati një propozim për kontratën e re”.

“Tani e dimë që lojtari nuk ka preferenca të largohet deri në fund të kontratës. Ai është profesional dhe ne mund të besojmë në të deri ën fund”, ka thënë  drejtori gjeneral Maksim Mitrofanov.

Juventus kishte ofruar 18 milionë euro dhe tre milionë bonuse për të. /Telegrafi/