Telegrafi

Zeniti në garë për Lingard, Unitedi mendon t’ia zgjatë kontratën

Jesse Lingard (Foto: Sascha Steinbach/Pool via Getty Images/Guliver)

Jesse Lingard është bërë shënjestër e klubit rus, Zenit St Petersburg – raporton ESPN.

Mesfushori i Manchester Unitedit, i cili ka edhe një vit kontratë me Djajtë e Kuq, pritet të largohet nga Old Traffordi në këtë afat kalimtar, ashtu që është duke i dëgjuar ofertat nga klubet e interesuara.

Është raportuar se anglezi është pranë kalimit të Tottenham Hotspur, megjithatë procesi është heshtur këto ditë.

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Për këtë arsye, Lingard mund të mendojë ta vazhdojë karrierën jashtë Ligës Premier dhe po i shqyrton opsionet.

Lexo po ashtu Mourinho kërkon ribashkimin me Lingard, gati oferta 30 milionëshe për anglezin

Ndërkohë, Unitedi është duke planifikuar t’i ofrojë zgjatje njëvjeçare të kontratës, në mënyrë që të përfitojë nga shitja e tij në verën e ardhshme. /Telegrafi/