Telegrafi

Zeniti interesohet për Iaquintan

Il Corriere dello Sport shkruan se Zeniti është në kërkim të një sulmuesi, ndërsa kohë më parë ishte lidhur dhe me sulmuesin tjetër italian, Fabio Quagliarella, por tani duket se vëmendja është kthyer kah Iaquinta.

Sipas spekulimeve, Zeniti tashmë ka kërkuar nga Juventusi që të fillojnë bisedimet për një transferim të mundshëm, por rusët pritet të përballen me Tottenhamin, që gjithashtu është i interesuar në ish-sulmuesin e Udineses. /Telegrafi/