Telegrafi

Zenit ofron 10 milion për Abaten

Sipas Gazzeta dello Sport, Zeniti ka bërë një ofertë prej 10 milionë eurosh për ta marrë Abaten gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mendohet se Milani po shpreson ta shesë Abaten në mënyrë që t’i mbledhë 35 milionë për ta blerë Mario Balotellin nga Manchester City. Milani deri tani e ka shitur Paton për 15 milion euro, ndërsa Robinho i ka ditët e numëruara në klub sepse negociatat me Santosin gati sa nuk kanë përfunduar.

Një lajm tjetër nga Corriere dello Sport, thotë se Rossonerët po e vëzhgojnë me kujdes sulmuesin rezervë të Juventusit, Alessandro Matrin. /Telegrafi/