Telegrafi

Zeneli realizon gol të mrekullueshëm për Reimsin

Arbër Zeneli ka vazhduar me formë të mirë me fanellën e Reims në Ligue 1.

Sulmuesi i Kosovës ka gjetur përsëri golin në elitën e futbollit francez, ku Reims po luan përballë Lens.

Mitrovicasi realizoi një gol fantastik në minutën e 28-të të ndeshjes.

Për Arbërin ky ishte goli i dytë në shtatë ndeshje të zhvilluara, derisa ka edhe tre asistime. /Telegrafi/