Arber Zeneli ka harruar lëndimin që e la disa muaj jashtë fushave të blerta.
Sulmuesi nga Kosova është rikthyer në formacionin bazë tek skuadra holandeze Heerenveen.
Në ndeshjen ndaj Twentes, Zeneli ishte ndër më meritorët për fitoren minimale të bardh e kaltërve 1-0.
Ishte minuta e 69-të, kur sulmuesi nga Mitrovica dha një asistim të bukur nga gjuajtja e lirë për Hoegh i cili shënoi golin e vetëm për 1-0.
22-vjeçari qëndroi në fushë deri në minutën e 89-të për tu zëvendësuar pastaj nga Schmidt.
Në elitën e futbollit holandez, Zeneli ka shënuar dy gola dhe ka bërë edhe dy asistime tjera.
Pas kësaj fitore të rëndësishme, Heerenveen është ngjitur në pozitën e tetë në tabelë me 30 pikë të tubuara pas 21 javëve.
Në ndeshjen e ardhshme Zeneli me skuadrën e tij do të luajnë në udhëtim tek Zwolle. /Telegrafi/