Arbër Zeneli ka folur barazimit 1-1 të Përfaqësueses së Kosovës ndaj Bullgarisë.
Kosova nuk ka arritur më shumë se një pikë në përballjen ndaj Bullgarisë të vlefshme për eliminatoret e Euro 2020 në kuadër të Grupit A.
Ky barazim e ka zhgënjyer paksa shënuesin e golit Zenelin, por në fund sheh paksa doza lumturie shkaku i rasteve të shumta dhe mundësive për ta fituar lojën.
“Normalisht qe jemi të zhgënjyer dhe dëshpëruar sepse ne pjesën e parë nuk ishim në nivel dhe lejuam golin e bullgarëve”, ka thënë fillimisht Zeneli.
“Në pjesën e dytë ishim më të mirë, luajtëm presing dhe më shpejt, pastaj edhe shënuam golin e barazimit”.
“Jemi të dëshpëruar sepse jemi më të mirë sesa që jemi treguar në pjesën e parë”.
“Duhej të luanim topin më shpejt, por në pjesën e dytë ishim shumë më të mirë dhe pasi patëm edhe rastet për fitore kjo na bënë të lumtur”, përfundoi sulmuesi i Kosovës. /Telegrafi/