Telegrafi

Zeneli feston ditëlindjen me një asistim në fitoren e Heerenveenit (Video)

Heerenveeni ka fituar ndaj Rodas me rezultat 3-0.

Në këtë takim për vendasit asistoi anësori i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, ku bukur shërbeu Henk Veerman  te goli i dytë në minutën e 89-të.

Pas kësaj fitore Heerenveeni renditët në pozitën e pestë me 36 pikë.

Vlen të theksohet se Zeneli kishte sot (e shtunë) ditëlindjen dhe mbushi 22 vjet. /Telegrafi/