Heerenveeni ka fituar ndaj Rodas me rezultat 3-0.
Në këtë takim për vendasit asistoi anësori i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, ku bukur shërbeu Henk Veerman te goli i dytë në minutën e 89-të.
Pas kësaj fitore Heerenveeni renditët në pozitën e pestë me 36 pikë.
Vlen të theksohet se Zeneli kishte sot (e shtunë) ditëlindjen dhe mbushi 22 vjet. /Telegrafi/