Fiorentina dhe Napoli janë vënë në ndjekje të mesfushorit shqiptar, Arbër Zeneli.
Mediat suedeze shkruajnë se klubet e njohura italiane kanë shfaqur interes për mesfushorin e Përfaqësues së Kosovës.
Zeneli aktualisht luan tek Heerenveen në Holandë.
23-vjeçari pëlqehet shumë nga drejtuesit e Fiorentinës dhe Napolit, ndërsa në afatin kalimtar veror mund ta zgjedh njërin nga këro klube.
Kjo varet se cili do ta bind Zenelin me projektin e tyre.
Gjatë këtij sezoni Zeneli ka shënuar gjashtë gola në 23 ndeshje, ndërsa për një kohë ka qëndruar jashtë shkaku i dëmtimit.
Ai ka bërë karrierë edhe te klubi Elfsborg në Suedi.
Lojtari sipas transfermarkt.de kushton 4,5 milionë euro, ndërsa Herenveen minimum kushton 6 milionë euro. /Telegrafi/