Site icon Telegrafi

Zenel Laiqi: Prej fillimi kemi thënë se jemi të pafajshëm për “Sopotin” (Video)

“Prej fillimi kemi thënë se se jemi të pafajshëm për rastin e Sopotit”, deklaroi sot i akuzuari në këtë rast Zenel Laiqi, pas aktgjykimit ku Gjykata Penali i liroi nga aktakuza.

“Askush nuk na besoi se ne jemi të pafajshëm. Kam qenë në burg për 3 vite dhe 6 muaj”, tha Laiqi para gazetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa avokati i disa të akuzuarve, Vullnet Paçuku tha se për këtë rast dhe kohën e kaluar në burg do të kërkojnë dëmshpërblim nga shteti.

“Kush mund t’ju kompenzoj të akuzuarve vitet e kaluar në burg? Do të kërkojmë nga Ministria e Drejtësisë të jep verdiktin final për këtë rast”, tha Paçuku.

Përndryshe, Prokuroria Speciale pasi mori këtë rast vendosi që të largojë aktakuzat nga të akuzuarit dhe të njëjtit të lirohen, pasi sipas tyre, nuk ka dëshmi të mjaftueshme që ata të dënohen./Telegrafi/

Exit mobile version