Telegrafi

Zënë hapësirë dhe nuk dëshironi të hiqni dorë nga to? Mënyra më e mirë për t‘i përdorur rrobat e vjetra të fëmijës tuaj

Nëse nuk mund të bëni ballë të hiqni dorë nga veshjet e vjetra, getet dhe kapelat e vogëlushëve tuaj dhe t’ia jepni ndonjë fëmije më të vogël në familje, por nuk keni ku t’i mbani?

Ja se si mund t’i përdorni! – transmeton Telegrafi.

Nëse jeni në mesin e tyre, dhe nuk keni një vend ku do të mbani të gjitha ato gjëra nga të cilat nuk mund të hiqni dorë, do t’ju pëlqejë kjo ide.

Një nëne i lindi një ide për të bërë një mbulesë shumëngjyrëshe dhe argëtuese nga veshjet e vjetra të fëmijëve të saj dhe kështu të ruajë të gjitha kujtimet në një vend!

Gjëja më e mirë ishte që fëmijët e saj e ndihmuan për këtë, kështu që qepja e mbulesës u bë një aktivitet familjar argëtues, falë së cilës ata kujtuan fiksimin e gjatë të djalit të tyre me Batmanin, fustanet me lule pranvere të vajzës së saj dhe duke i shikuar veshjet në miniaturë nga dita kur ishin bebe.

/Telegrafi/