Site icon Telegrafi

Zendeli: Vesel Memedi, përçarës i opozitës shqiptare

Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa ka shtjelluar arsyet përse nuk kanë marrë pjesë në takimin e përfaqësuese të partive politike të organizuar nga Vesel Memedi i RDK-së.

Deputeti i Lëvizjes Besa ka thënë se nuk mund të marrin pjesë në një takim të cilin e organizon personi që pengoi bashkimin e opozitës shqiptare në vitin 2016.

“Vesel Memedi me këtë takim ka për qëllim t’i hedhë pluhur në sy opinionit nga devalvimi i deklaratës së përbashkët të partive shqiptare”.

Zendeli tha se Vesel Memedi nuk është personi adekuat që duhet të caktojë këtë takim pasi ai nuk është nënshkrues i platformës, por është Aleanca për Shqiptarët. Nga Lëvizja BESA thonë se Vesel Memeti është në shërbim të BDI-së dhe Ali Ahmetit./TV Shenja/

Exit mobile version