Site icon Telegrafi

Zendeli: Vendi vakant në KSHZ i takon opozitës shqiptare

Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadli Zendeli i pyetur për vendin vakant të mbetur në KSHZ pasi Aleanca për Shqiptarët u bë pjesë e Qeverisë, tha se ai vend i takon opozitës dhe Kodi Zgjedhor e pareshe qartë këtë.

“Mendoj se është një situatë e qartë dhe nuk duhet të ketë dilema, për shkak se Kodi Zgjedhor e përcakton qartë, ku thotë se 4 vende i ka pozita dhe tre vende i ka opozita dhe një vend është vakant.

Që nga koha kur Aleanca për Shqiptarët u bë pjesë e qeverisë, vendi ka ngelur vakant. Kryetari i Kuvendit duhet të marrë iniciativë për procedurë parlamentare që ky vend të plotësohet.

Kryetari i Kuvendit ka bërë obstruksion për ta shtyrë këtë vendim. Pretendimet e Aleancës janë të pabaza, sepse nuk mund ta mbajnë peng këtë vend vakant”, tha Zendeli në emisionin “10minuta”.

Exit mobile version