Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli nga Kuvendi ia uroi funksionin e ri Stevo Pendarovskit dhe tha se ai do të bashkëpunonte me të, por se dhe do të ndjek veprimet e tij nga pozita e opozitës. Ne presim që ai do të jetë konsistent ndaj premtimeve të tij gjatë zgjedhjeve, tha Zendeli.
“Presidenti i ri të përmbushë atë që premtoi gjatë zgjedhjeve. Ne jemi në drejtimin e bashkëpunimit me të, siç na kërkoi, në drejtim të reformave dhe të gjitha proceseve që lidhen me eurointegrimet. Por si opozitë ne do të ndjekim hapat e tij për të parë nëse ai vepron ashtu siç premtoi në zgjedhje”, tha Zendeli./Telegrafi/