Ne nuk jemi pengesë për procesin e integrimit në NATO dhe BE, ne i dhamë mbështetje fillimit të hapjes së Kushtetutës, por gjatë procesit ndryshuan rregullat e lojës, u ngritën çështje të reja që janë të diskutueshme për ne, thonë nga Lëvizja e Besa krahu i Kasamit.
Deputeti Fadil Zendeli, pas takimit me përfaqësuesin e NATO-s Zoran Jankoviç, tha se ka momente të diskutueshme në fushën e shtetësisë dhe se përgjegjësia është për ata që ndryshuan rregullat e lojës që nuk ishin pjesë e debatit mbi ndryshimet kushtetuese.
Zendeli i rekomandoi zv. kryeministrit Osmani të shkojë në Çair dhe t’i pyes shqiptarëve nëse ata pranojnë që në nënshtetësi të quhen maqedonas.
“Nëse ata gjejnë mbështetje, atëherë edhe ne do t’i mbështesim”, tha Zendeli./Telegrafi/