Deputeti i Lëvizjes Besa Fadil Zendeli, sot deklaroi se nuk do të votojnë për nevojën e sjelljes së Ligjit për Prokurorinë Publike dhe se ata nuk janë konsultuar për versionin e fundit të propozim-ligjit, që sot në mëngjes ka arritur në Kuvend.
Zendeli tha se nuk do ta mbështesë këtë ligj, pasi siç shtoi, është i ndryshëm nga ai version për të cilin janë marrë vesh, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai theksoi se me këtë version të ligjit bëhet amnistimi i politikanëve, të cilët janë kapur në krim.
Deputeti i Lëvizjes Besa tha se asgjë nuk është realizuar nga ajo që ka premtuar ish-kryeministri Zoran Zaev, para votimit të ndryshimeve kushtetuese./Telegrafi/