Telegrafi

Zenbook Prime me Ivy Bridge

Zenbook Prime është në dispozicion në tri realizime – 11.6-inçësh UX21A, dhe versionet 13.3-inçësh UX31A dhe UX32A (versioni me diskun hibrid). Në të tri modelet mund të zgjidhet ekrani IPS me rezolucion prej 1,920 x 1,080 piksel, dhe me ndriçim prej 350 nit. Portativët zakonisht shiten me ekranet me rezolucion prej 1,366 x 768 piksel, vijnë me touchpad të avancuar, dhe tastierë me hap më të gjatë të tasteve se që ishte rasti më parë si dhe ndriçim të prapavijës. Edhe pse të gjithë portativët janë të pajisur me grafikën e integruar, në dispozicion është edhe modeli UX32VD me grafikën GeForce GT 620M të Nvidias.

Sipas paralajmërimit, çmimet e modeleve 13.3-inçësh në tregun amerikan do të jenë duke filluar nga 1,000 dollarë. Çmimi i modelit më të vogël për momentin nuk është i ditur. /Telegrafi/