Telegrafi

“Zemra thyhet”, lansohet kënga e re e Gentës

Genta Ismajli e ka publikuar këngën e re, të cilën e ka shoqëruar edhe me video muzikore.

“Zemra thyhet” titullohet kënga e re, e cila është një baladë e interpretuar shumë mirë nga këngëtarja.

(Foto: YouTube/MaxProductionAL)

Nexhat Mujovi -Virusi është kujdesur për muzikën dhe orkestrimin e kësaj kënge.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Genta Ismajlin

Tekstin e ka shkruar Fatmir Muja, ndërsa videon e ka realizuar Max Production.

“Dy dashni” ishte një prej këngëve më të suksesshme të Gentës që u publikua në vitin e kaluar.

Videoklipi i asaj kënge u lansua më 7 gusht dhe ka kaluar shifrën prej 20 milionë shikimesh në YouTube.

Alfred Sula qëndron prapa asaj kënge, klipin e të cilës e ka realizuar po ashtu Max Production. /Telegrafi/